Ringritja e PD-së, Basha analizë dhe konsultim me kryetarët e degëve

Ringritja e PD-së, Basha analizë dhe konsultim me kryetarët e degëve
Kreu i selisë blu, Lulzim Basha ka takuar sot të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike duke bërë së bashku me ta analizën e humbjes së zgjedhjeve dhe riorganizimin e kësaj force politike.

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka humbur aspak kohë që nga mbledhja e kryesisë ku u mos vendimi unanim për nisjen e menjëhershme të një analize dhe konsultimi me bazën demokrate duke përfshirë të gjithë simpatizantët me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin e kësaj force politike.

Basha deklaroi më parë se kjo duhet të ndodhte sa më shpejt “për të nisur përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”.'/l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: