Rooney me unazë martese ndryshe nga bashkëshortja e tij...Sot Berisha e pret në sfidë

Rooney me unazë martese ndryshe nga bashkëshortja e tij...Sot Berisha e pret në sfidë
Wayne Rooney është fotografuar me unazën e martesës në aeroportin e Liverpulit, para se Everton të udhëtonte pasditen e djeshme drejt Atalantës, në prag të përballjes së parë të fazës së grupeve të Europa League.

Ka pasur spekulime të shumta se, sulmuesi i Everton mund të jetë ndarë nga bashkëshortja e tij, Coleen Rooney. U raportua se Wayne u ndalua nga polica javën e kaluar, pasi u kap i dehur në makinë me një femër tjetër, ndërsa gruaja e tij ishte me pushime.

Coleen, 31-vjeçe, i ka hequr dy unazat e diamantit, atë të martesës 300 mijë euro dhe të fejesës që kushtonte 250 mijë euro. Rooney dhe Coleen ishin njohur që në fëmijëri dhe kanë 9 vjet martesë.

Mbi të tilla shqetësime që e kanë shoqëruar kohët e fundit në jetën private Rooney, përfiton portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha, i cili mund të mos e ketë në formë sot në mbrëmje përballë, në takimin e grupeve të Europa League. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: