Rooney u ndalua i dehur nga policia me një femër tjetër, bashkëshortja e tij braktis pushimet

Rooney u ndalua i dehur nga policia me një femër tjetër, bashkëshortja e tij braktis pushimet
Bashkëshortja e futbollistit Wayne Rooney, i cili u ndalua para pak ditësh duke i dhënë makinës në gjendje të dehur ka telefonuar pronaren e mjetit, Laura Simpson.

“Ajo më pyeti se çfarë ka ndodhur. Dukej e shqetësuar për faktin se ne kemi qenë në një klub nate dhe pastaj jemi larguar së bashku me makinën time,” – tha vajza që ishte me Rooney.

Coleen Rooney është shtatzënë dhe ky rast e ka prekur shumë saqë ajo ka lënë pushimet në Majorka dhe pas kthimit ka telefonuar 29-vjeçaren.

Laura, e cila ndodhje në makinë me futbollistin e famshëm, është një vajzë e pasur që i shkruan meshkujve të famshëm që të qëndrojnë me të duke i paguar me 6 mijë paund çdo muaj. Dyshohet se ajo është e dashura e futbollistit dhe mund të çojë në një divorc mes tyre.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: