Seanca e parë, Joleza Koka: Përveç fushave të ndotura, politikanet luftojnë me përshkrime seksiste

Seanca e parë, Joleza Koka: Përveç fushave të ndotura, politikanet luftojnë me përshkrime seksiste
Joleza Koka ka kritikuar disa media që raportuan gjerësisht mbi pamjen e jashtme të deputeteve femra, në seancën e parë të Kuvendit, duke lënë jashtë vëmendjes ngjarjet më me interes për publikun, si për shembull të qenurit grua në politikë dhe sfidat e tyre.

Sipas saj, “Në shumë profesione të qenurit grua është sfiduese, por të qenurit grua në politikë është një ferr më vete. Përveç fushatave të ndotura dhe vëmendjes publike të vazhdueshme, politikanet femra duhet të luftojnë edhe me përshkrimet seksiste që mbizotërojnë në media.”

Joleza Koka ka reaguar në profilin e saj Facebook.

Ish-kryetarja e Fressh, thotë se pamja e jashtme e deputeteve nuk përbën ndonjë lajm, jo vetëm kaq por edhe i ka cilësuar ato lajme të dëmshme për publikun. - “Ja konkretisht, ky mbulim i seancës së parë parlamentare nuk ka vend në media. Pamja e deputeteve NUK është lajm. Këto lajme thjeshtë i dëmtojnë ato edhe ne që i lexojmë.”

Joleza Koka e cila momentalisht është pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, më tej thotë se - “Në momentin kur një grua pretendon për pushtet brenda sistemit të pushtetit ndërkohë përshkruhet sikur po konkurron brenda sistemit të bukurisë thjeshtë i zvogëlohet pozicioni.” /a.m/

loading...
loading...