Selena Gomez, transplant me veshkën dhuratë nga shoqja më e mirë

Selena Gomez, transplant me veshkën dhuratë nga shoqja më e mirë
Këngëtarja ka postuar një fotografi në Instragram që tregon atë dhe shoqen e saj France Raisa duke mbajtur duart teksa ndodheshin në shtretërit e tyre në spital gati për transplantimin e veshkës.

Gomez zbuloi diagnozën e saj të Lupusit në vitin 2015 dhe vitin e kaluar pushoi për pak kohë pasi i duhej të luftonte me sëmundjen, ankthin dhe depresionin.

Edhe mediat shkruanin se Selena Gomez po pushonte për arsye shëndetësore

Superstari tha se transplantimi ishte “ajo që duhet të bëja për shëndetin tim”.

Ajo tha se shpresonte të ndante me tifozët e saj më vonë operacionin e transplantimit, ndërkohë donte të falënderonte ekipin e saj shëndetësor dhe dhuruesen Raisa.

“Ajo bëri sakrificë duke dhuruar veshkën e saj për mua”, tha Gomez. “Jam shumë e bekuar, të dua shumë Sis."

Raisa është aktore dhe njihet për rolin e saj si Adriana Lee në serinë televizive “Jeta sekrete e adoleshentit amerikan”.

Të enjten, tifozët e Gomez komentuan në foton e fundit të Raisa, për ta falënderuar atë për dhurimin e veshkës. /l.k./

(Marrë nga http://edition.cnn.com)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: