Shehi mbush 40-vjeç, ngjashmëria me Buffon: Nuk njohin moshë!

Shehi mbush 40-vjeç, ngjashmëria me Buffon: Nuk njohin moshë!
Shumë urime për kapitenin e Skënderbeut, Orges Shehi!

Portieri mbushi sot 40 vjeç. “Statistikat flasin në favor të tij, i cili edhe pse feston sot 40 vjetorin luan ende në nivele të larta,”ka qenë mesazhi i faqes zyrtare të Skënderbeut në Facebook. Me kë mund të krahasohet Shehi, për moshën që ka?

Portieri i Juventus, Giggi Buffon mbush në janar 40-vjeç.

E përbashkëta, Shehi e Buffon janë moshatarë, portierë dhe kapitenë, si liderë të ekipeve të tyre. Juventus mbetet skuadra më e suksesshme në Italia, Skënderbeu në Shqipëri. Si Buffon, ashtu edhe Shehi janë pjesë e ekipeve të tyre kombëtare, ndonëse portieri i Juves mbetet ende titullar.

Të dy kanë paralajmëruar se ky do të jetë sezoni i tyre i fundit dhe do të tërhiqen nga futbolli. Por asnjëri nuk ka rënë në nivele, që mund t’i vërë në rrezik formacionin bazë. A duhet të tërhiqen?!  /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: