Shkodranit i sekuestrohen 4 makina dhe 2300 metra katrorë, tregtonte pije të paligjshme

Shkodranit i sekuestrohen 4 makina dhe 2300 metra katrorë, tregtonte pije të paligjshme
Janë  sekuestruar  2300 m2 pasuri e paluajtshme dhe 4 automjete në vijim të aksionin kundër sekuestrimit të pasurive që burojnë nga aktivitete kriminale. Xhavit Kasemi, u arrestua disa ditë më parë së bashku me 5 inspektorët e AKU-së pasi tregtonte pije të kundraligjshme.

Gjatë ditës së sotme në kuadër të aksionit “Vjeshtë 2017” u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për:

“Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi.

Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër

Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura

Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër

4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë:

Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL,

Automjeti tip Wolksvagen me targë SH6014E,

Automjeti tip Ford me targë SH1642E,

Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN”, informon policia. /f.ç/

Foto: Google (magazina e pijeve)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: