Teuta e Laçi “zbresin në tokë”, Nica paralajmëron largimin

Teuta e Laçi “zbresin në tokë”, Nica paralajmëron largimin
Skënderbeu e Kukësi nisin marshimin, duke marrë kreun pas tre javëve të para, kurse ekipi tjetër pretendent, Partizani ndan fundin me Lushnjën.

Laçi rezistoi 60 minuta, por më pas pësoi 3 gola. Alyev zhbllokoi rezultatin pas një goditjeje që u devijua nga mbrojtja mike, në 61’, ndërsa Kale e Bakaj kompletuan fitoren e dytë brenda fushës, në po kaq ndeshje për kampionët në fuqi.

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, pas humbjes 3-0 me Kukësin, e dyta radhazi në tri javë, tha se mund të largohet pasi e sheh edhe mbijetesën të vështirë.

Flamurtari i Vlorës shënon fitoren e dytë radhazi, duke i shkaktuar Teutës vendase humbjen e parë në kampionat. Bushiç realizoi dy gola në pjesën e parë.

Teuta shkurtoi shifrat në pjesën e dytë, me një 11-metërsh. Edhe pse portieri Nurkoviç e priti penalltinë e goditur nga Lena, në 76’, topi kthehet në lojë dhe Hila ngushton shifrat në 1-2. Mbyllet me këtë rezultat ndeshja në “Niko Dovana”. /a.m/

 

Kategoria Superiore

Java e tretë - Të shtunën

Lushnja-Kamza               0-0

Luftëtari- Vllaznia           0-0

Skënderbeu – Partizani 2-0

Sot 

Kukësi – Laçi                   3-0

Teuta-Flamurtari            1-2

 

Klasifikimi

Skënderbeu       7

Kukësi                 7

Flamurtari         6

Teuta                  6

Vllaznia              4

Luftëtari             4

Laçi                      3

Kamza                 2

Lushnja               1

Partizani              1

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: