Celtic akuzohet nga Uefa pasi një tifoz u fut në fushë dhe u përpoq të godasë sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe.
Incidenti ndodhi në fund të pjesës së parë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, e vlefshme për Champions League, në Celtic Park, pak momente pasi miqstë shënuan golin e tretë në fitoren e thellë, 5-0.
PSG akuzohet gjithashtu sepse stolat ku qëndronin tifozët e tyre janë thyer.
Rastet do të hetohen dhe shqyrtohen nga ekipi i kontrollit i etikës dhe i disiplinës në Uefa më 19 tetor.
Policia Skoceze raportoi se 21-vjeçari që u fut në fushë, është arrestuar.
Trajneri i Celtic Brendan Rodgers tha se ndihet i keqardhur për ngjarjen.
/a.m/