Tronditet “Marigoja”për ndarjen nga jeta të Hajrie Rondos

Tronditet “Marigoja”për ndarjen nga jeta të Hajrie Rondos
Aktorja Elvira Diamanti, e cila ka luajtur edhe rolin e “Marigosë” në komedinë “Përrallë nga e kaluara”, ku aktorja e madhe Hajrie Rondo interpretoi rolin prestigjioz të “Tanës”,shprehet e tronditur përndarjen nga jeta të koleges së saj ndër vite.

Kisha dalë për të blerë diçka dhe në TV e pashë, u trondita shumë, Hajria e donte shumë jetën. Ajo ka luftuar fort, që arriti të jetonte edhe kaq gjatë, pasi sëmundja ishte e rëndë. Janë disa gjëra që nuk i kemi në dorë. Më vjen keq për Hajrien, si grua, si njeri, për familjen e saj, por edhe artin”- u shpreh aktorja.

Ajo shtoi më tej se Rondo ka lënën si trashëgimi një krijimtari të pasur me role që kanë mbetur në memorien e njerëzve.

La një krijimtari të pasur, role që kanë mbetur në memorien e njerëzve. Një karrierë edhe si drejtuese në teatrin e Fierit, la shumë miq dhe kolegë, pasi ishte një kolege shumë e mirë”- tha aktorja Diamanti.

*marrë nga një prononcim në Report TV         

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: