Vijon në Berat verifikimi i automjeteve luksoze, sekuestrohen 10 makina

Vijon në Berat verifikimi i automjeteve luksoze, sekuestrohen 10 makina
Në vijim të aksioneve për sekuestrimin e makinave luksoze dhe pasurive me burim kriminal, në Berat, policia ka vijuar verifikimet.

Njoftohet, se gjatë ditës së sotme, janë bllokuar rreth 10 mjete për verifikim dokumentash.

Aksioni ka filluar rreth mesditës së sotme dhe po zhvillohet nga forcat blu të qytetit të Beratit.

Kujtojmë që disa ditë më parë janë zhvilluar dy operacione nga forcat speciale në Elbasan dhe Vlorë për verifikim e mjeteve luksoze. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: