Vllaznia "dy shuplaka" Lushnjës debutuese në Fier, Partizanit "i ndalohet" barazimi

Vllaznia "dy shuplaka" Lushnjës debutuese në Fier, Partizanit "i ndalohet" barazimi
Surpriza e javës së parë në Superiore mban emrin e Vllaznisë.

Kuqeblutë e trajnerit Armando Cungu triumfuan ndaj Lushnjës, ndeshja e vetme që u zhvillua në fushë asnjanëse. Debutuesit “lagunarë” nuk kanë rikosntruktuar ende stadiumin e tyre, çka faktori fushë ndihmoi më tepër Vllazninë që të seleksiononte të vetmen fitore në transfertë për këtë javë. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin Loni Papuçiu të Fierit.

Një autogol i Gavajt dhe goli i Edon Hasanit i dhanë fitoren 2-0 Vllaznisë.

Java e parë e Superiores nisi dje me ndeshjen Kukësi-Kamza. Bakaj me një 11-metërsh i dha fitoren minimale ekipit të tij. Skënderbeu fitoi 2-0 ndaj Flamurtarit me gola të Muzakës e të Lilajt.

Sot luhet ndeshja e fundit e javës, Partizani-Laçi. Kanë fituar Skënderbeu e Kukësi, ekipe me të cilat Partizani pritet të rivalizojë për titull, ndaj edhe për ish-juventinin Juliano fitorja shihet si e vetmja alternativë për të mos zhgënjyer tifozët.

 

Kategoria Superiore-Java I

Sot

Lushnja-Vllaznia                            0-2

Partizani – Laçi                              0-0

Dje

Skënderbeu-Flamurtari                2-0

Teuta-Luftëtari                               2-1

Kukësi-Kamza                                 1-0

Klasifikimi

 

Skenderbeu      3

Vllaznia            3

Teuta                3

Kukesi              3

Laci                   0

Lushnja            0

Partizani           0

Luftëtari           0

Kamza              0

Flamurtari        0

Shpërndajeni me miqtë tuaj: