Xhensila Myrtezai shfaqet “në top-formë” pas dasmës, Bes Kallaku shpallet “hyjnor”

Xhensila Myrtezai shfaqet “në top-formë” pas dasmës, Bes Kallaku shpallet “hyjnor”
Pas dasmës së shumëpërfolur të aktorit të njohur të humorit, Bes Kallaku me këngëtaren Xhensila Myrtezai, çifti po shijon "muajin e mjaltit" në Ishujt Maldive.

Xhensila ka ndarë edhe foto gjatë pushimeve, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.

“Parajsa ime”, thotë Xhensila, gjatë një momenti romantik me Besin, në muzgun e mrekullueshëm që ka rezervuar plazhi i zgjedhur në Ishujt Maldive.

Xhensila dhe Besi ndodhen në “Four Seasons Resort Maldives At Landaa Giraavaru”.

Pas "muajit të mjaltit" Xhensila e Besi i pret një sezon tjetër edhe më intensiv në fushat e tyre respektive.  /a.m/

loading...
loading...