Aguero ndahet nga e dashura...dhimbjes i shtohet edhe aksidenti

Aguero ndahet nga e dashura...dhimbjes i shtohet edhe aksidenti
Asi i Manchester City, Sergio Aguero është ndarë, pas një kohe të gjatë, nga e dashura Karina Tejeda, vetëm dy ditë para aksidentit në Amsterdam.

Mediat britanike kanë mësuar se e dashura e tij, një këngëtare tepër e njohur në Argjentinë, është revoltuar kur ka mësuar se Aguero gjatë ndeshjes së fundit, në grumbullimin me kombëtaren e Argjentinës, mori pjesë në një “festë” dhe ishte i shoqëruar me disa modele.

Sulmuesi i Manchester City, 29-vjeç, pas ndarjes nga 31-vjeçarja Karina Tejeda, nuk ka qenë fort në terezi, si në fushë edhe në jetën private. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: