Aksidentoi rëndë të moshuarin, pranga drejtuesit të ‘Daimler Crysler’

Aksidentoi rëndë të moshuarin, pranga drejtuesit të ‘Daimler Crysler’
Një 48 - vjeçar ka rënë në pranga pasi aksidentoi një këmbësor në rrugën Pogradec- Qafë Thanë.

Ngjarja ka ndodhur sot në vendin e quajtur Guri i Kuq dhe i arrestuar, sipas policisë, është Adrian H., 48 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa i plagosur ka mbetur H.Ç., 73 vjeç, i cili është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Adrian H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 20.10.2017, në rrugën Pogradec-Qafe Thanë në vendin e quajtur ‘Guri i Kuq’ ky shtetas duke drejtuar mjetin me targë AA691NN, ka aksidentuar një këmbësor në rrugë shtetasin H.Ç, 73 vjeç, banues në Pogradec, i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit, u nis në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, njoftoi zyrtarisht policia./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: