Akuzat e rënda / Basha: Rama fitoi në zgjedhjet me të kërkuar të Interpolit

Akuzat e rënda /  Basha: Rama fitoi në zgjedhjet me të kërkuar të Interpolit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se “lista e Interpolit kontrollohet nga Rama, ai e vendos se kush do arrestohet dhe jo. Rama nuk i çon në burg, se Rama është bosi i bosëve”.

Në një lidhje në “Opinion”, ai ka zbuluar disa foto të të arrestuarit të djeshëm në Durrës, Durim Keçi me ministrin Blendi Klosi. Basha pretendon se kreu i qeverisë e ka përdorur personin e shumëkërkuar nga drejtësia italiane në disa fushatat zgjedhore.

Kreu i PD tha se ekzistojnë edhe tabulate telefonatash, ku sipas tij thuhet: “Sa të jetë Edi Rama kryeministër, nuk ka bir … të ekstradojë Keçin në Itali”.

“Pse nuk është ekstraduar, mund të humbasë rrugës, mund ta çojë në shtëpi e të arratiset, ashtu si Mark Frroku pasi takoi në Pukë Edi Ramën. Në Shijak e Durrës Keçi ka bërë namin, falë tij e mori pushtetin Edi Rama dhe Vangjush Dako”, vijoi Basha./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: