Albanologu Robert Elsie do prehet në Theth, vihet në vend amaneti

Albanologu Robert Elsie do prehet në Theth, vihet në vend amaneti
Vihet në vend amaneti i lënë nga albanologu i shquar, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta më datë 2 tetor.

Fjala është konkretisht për prehjen e tij në Alpet Shqiptare, konfirmimi për të cilën është dhënë nga vetë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Siç bën ajo me dije, trupi i tij do të qëndrojë nesër, më datë 17 tetor, në mjediset e këtij institucioni për të kryer homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00, kur edhe do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes për në Shkodër.

Albanologu Robert Elsie është emri më i dëgjuar ndër albanologët e fundshekullit të njëzet dhe fillimshekullit 21.

I lindur më 1950 në Vankuver të Kanadasë, Elsie ishte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ’70-të, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: