“Argjiro Fest 2017”, eventi që po zbukuron Gjirokastrën

“Argjiro Fest 2017”, eventi që po zbukuron Gjirokastrën
“Argjiro Fest 2017” është eventi më i fundit artistik, i cili ka zbukuruar ditët e fundit qytetin turistik të Gjirokastrës në jug të vendit.

Folklori i zonave të ndryshme të vendit, por edhe ato jashtë tij e ka përfshirë atë, duke i dhënë kështu një larmi ngjyrash dhe tingujsh, përmes muzikës, por edhe kostumeve të larmishme popullore.

Nga ana e saj, kryebashkiakja Zamira Rami i ka ftuar qytetarët në mbarë vendin ta vizitojnë Gjirokastrën këtë fundjavë.

Janë të ftuar të gjithë gjirokastritët që janë anë e mbanë Shqipërisë, por edhe përtej kufijve të saj. Pse jo edhe banorët e qyteteve të tjera që kanë dëshirë të kalojnë një fundjavë ndryshe në Gjirokastër mund të vijnë”, ka pohuar ajo.

Teksa bëhet me dije se krahas “Argjiro Fest”, në Gjirokastër janë organizuar edhe evente të tjera si parada e kostumeve popullore, panairi i artizanëve nga të gjitha trevat shqiptare, ekspozita etnografike dhe ajo e librit.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: