Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, iu gjetën në shtëpi kokainë, marijuan dhe mijëra euro

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, iu gjetën në shtëpi kokainë, marijuan dhe mijëra euro
Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane për shpërndarje droge.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë nën vëzhgimin e policisë ndërkohë që raportohet se është me precedentë të mëparshëm penalë pasi është arrestuar në vitin 2012 për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 27-vjeçarit në hyrje të një bari në zonën e Borzolit, policia i sekuestroi 20 gramë kokainë dhe një qese me 0.5 kilogram marijuanë.

Më pas gjatë kontrollit në banesë u gjetën 2 kg kokainë, 1.3 kilogramë marijuanë dhe 13 640 euro. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: