Atentati i djeshëm në Lushnje, policia identifikon autorët e vrasjes së dy të rinjve

Atentati i djeshëm në Lushnje, policia identifikon autorët e vrasjes së dy të rinjve
Lidhur me ngjarjen e djeshme në Lushnje ku mbetën të vrarë dy të rinj policia ka identifikuar atentatorët.

Dy të dyshuarit e atentatit, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, janë shpallur në kërkim teksa rezultojnë persona me precendentë të mëparshëm.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në qytetin e Lushnjes, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit“ ku u qëlluan me armë zjarri e për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Z.L, 26 vjeç, banues në Lushnje, dhe J.H, 26 vjeç, banues në Lushnje si dhe u plagosën 2 persona të tjerë, grupi i posaçëm hetimor zbardhi autorësinë dhe shpalli në kërkim 2 persona. Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili  të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”

Dyshohet se autorët e mundshëm edhe të ngjarjes së djeshme janë shtetasit në kërkim L.H dhe O.B. Po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre” thuhet në komunikimin zyrtar të Policisë së Shtetit. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: