Atentati ndaj 39-vjeçarit Frashëri në Itali, dyshohet për konflikt mes bandash për prostitucion

Atentati ndaj 39-vjeçarit Frashëri në Itali, dyshohet për konflikt mes bandash për prostitucion
Lidhur me atentatin ndaj shqiptarit 39-vjeçarit Shpëtim Frashëri mediat italiane informojnë se autoritetet fqinje kanë vënë në ndjekje dy persona të dyshuar.

Sipas mediave, agjentët “Flying”, të udhëhequr nga prokurori Sandro Destito, dyshojnë se vrasja e 39-vjeçarit ka ndodhur për shkak të përplasjes mes dy bandave shqiptare lidhur me prostitucionin.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi mesnatën e të shtunës ku Frashëri u qëllua me një armë të kalibrit të lartë ndërkohë që pas goditjes së parë në gjoks atentatorët e kanë ndjekur viktimën duke i dhënë edhe dy plumba të tjerë.

Në vend, policia ka konstatuar se ndaj shqiptarit është qëlluar tre herë me arme të kalibrit 45. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: