Avokati i Tahirit: S’ka implikim të deputetit me “Habilajt”, heqja e lirisë masë shtrënguese ekstreme

Avokati i Tahirit: S’ka implikim të deputetit me “Habilajt”, heqja e lirisë masë shtrënguese ekstreme
Artan Hajdari, avokati i deputetit Saimir Tahiri ka bërë mbrojtjen e klientit të tij në Këshillin e Rregullores, ku kërkohet dhënia e autorizimit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Tahirit.

“Nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejtë të deputetit Tahiri qoftë direkte, indirekte, periferike apo aksidentale që mund të krijojnë dyshimin e organit të hetimit që kërkon arrestimin e tij”, deklaroi Hajdari.

Sipas tij, këto prova nuk duhet të merren në konsideratë se nuk plotësojnë atë karakter të dyshimit të arsyeshëm që jepet nga Prokuroria që kërkon arrestimin.

“Dy prova janë paraqitur nga Prokuroria: Një, akti i shitjes së makinës kushërinjve shumë të largët dhe fakti se kjo është përdorur nga persona në vepra kriminale. Kjo ra si indicie, jo si provë. Sepse sistemi TIMS nuk provon se kjo Tahiri ka udhëtuar me këtë makinë. Dhe thuhet se në makinë ka udhëtuar me persona të tjerë. Kush janë të tjerët?

Ndërkohë që nuk mund të vihet në proces se unë dua arrest një deputeti pa përmendur, indicjen, dyshimin konkret. Kjo duhet të thotë se anëtari i parlamentit duhet të ushtrojë detyrat i qetë derisa të paraqiten prova ndaj tij”, vijoi avokati.

Hajdari mendon se heqja e lirisë është masë shtrënguese ekstreme. Deputeti është i lirë të hetohet edhe me imunitet./l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: