Balla i kujton PD-së: Seancat të tilla gjithnjë pa media, kujtoni rastet Basha, Meta...

Balla i kujton PD-së: Seancat të tilla gjithnjë pa media, kujtoni rastet Basha, Meta...
Menjëherë pas deklaratës së deputetit të PD-së, Alibeaj, se pozita kishte vendosur zhvillimin e seancës pa mendia në mënyrë të njëanshme, reagoi kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili u kujtoi demokratëve se të gjitha seancat e Këshillit të Mandateve në të kaluarën janë zhvilluar me dyer të mbyllura.

“Në 26 vjet të Kuvendit, në të gjitha rastet, kjo pjesë e mbledhjes së këtij këshilli ka qenë gjithmonë e mbyllur. Dhe rastet më tipike të këtyre mbledhjeve, për t'i kujtuar edhe publikut po shtoj, mbledhja për Bashën në vitin 2007, diskutimet të mbyllura, për Fatmir Mediun në vitin 2008, me dyer të mbyllura, për Ilir Metën në vitin 2011, me dyer të mbyllura, vendimi i vitit 2012 e më pas..”, deklaroi mes të tjerave, Balla.

Sipas tij këshilli mund të ketë dy apo tre qëndrime për këtë çështje, kjo i takon anëtarëve të Këshillit./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: