Barcelona "e fiksuar" mbas Griezmann, gati 100 milionë euro

Barcelona "e fiksuar" mbas Griezmann, gati 100 milionë euro
Kohët e fundit është folur shumë për një “flirt” të Barcelonës me Griezmann.

Sipas Mundo Deportivo Bacelona tashmë ka si prioritet kryesor transferimin e yllit të Atletiko Madridit në Camp Noi verën e ardhshme.

E përditshmja katalanase sportive shkruan se Barça është gati të shpenzojë deri në 100 milionë euro për sulmuesin francez.

Thuhet se gjiganti nga Camp Nou do të mundohet që  Griezmannin ta transferoj para fillimit të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Ndërkohë Griezmann ëshë nën shënjestën edhe të Real Madrid e Manchester United. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: