Bashkim Fino mbush 55 vjeç, një buqetë e surprizon para dyerve të Kuvendit

Bashkim Fino mbush 55 vjeç, një buqetë e surprizon para dyerve të Kuvendit
Ka qenë ditë e veçantë sot për ish-kryeministrin Bashkim Fino.

Ai mbushi 55- vjeç dhe në këtë përvjetor po ashtu të veçantë i erdhi një buqetë e madhe me lule, aq sa u duk surprizë për të.

Fino ishte mes kolegësh, Saimir Tahiri e Bledi Çuçi, dy ish-ministra të qeverisjes së katër viteve më parë,  kur mori buqetën.

Bashkim Fino u zgjodh 20 vjet më parë kryeministër i vendit, duke u vendosur në krye të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kohë kur Shqipëria shpërtheu në kaos dhe u detyrua të zhvillojë zgjedhje të parakohshme.

Pas fitores së PS-së, Fino mbajti poste të rëndësishme në qeverisjen e majtë dhe mbetet prej 20 vitesh deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: