Berisha publikon foton: Ky ështe famozi Lolo, erdhi me vrap në Tiranë të ankohej tek Saje qorri

Berisha publikon foton: Ky ështe famozi Lolo, erdhi me vrap në Tiranë të ankohej tek Saje qorri
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një shkrim për nje nga anëtarët e bandës së Habilajve dhe lidhjen e tyre me ish-ministrin Tahiri.

Berisha ka publikuar foton e vëllait të vogël të Habilajve, Florjanit, i cili gjatë përgjimeve nga autoritetet italiane njihet me pseudonimin “Lolo”.

“Ky ështe famozi Lolo, që sipas përgjimit të autoriteteve italiane erdhi me vrap tek i "madhi" në Tiranë gjatë operacionit policesk “Fundi i Marrëzisë” për lojrat e fatit, të ankohej tek Saje qorri kundër Agron Xhafës, pronar tjetër i lojrave të fatit në Vlorë. Saje zgjidhi sherrin! Sb” shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: