Strakosha shijon "tenis" në fushë, Hysaj prek fitoren e 7-të radhazi, Napoli 25 gola

Strakosha shijon "tenis" në fushë, Hysaj prek fitoren e 7-të radhazi, Napoli 25 gola
Napoli i mbrojtësit të kombëtares sonë, Elseid Hysaj nuk njeh rivalë në këto 7 javë. Duket se vetëm përballja direkte me Juven do të tregojë ambiciet reale të Napolit, për t’u rikthyer te titulli kampion.

Hysaj, në ndeshjen e javës së shtatë, që Napoli e fitoi 3-0 ishte titullar i padiskutueshëm.

Hamshik, Martens me 11-metërsh dhe Koulibalu në pjesën e dytë realizuan tre golat e fitores së shtatë radhazi 3-0, ndaj Cagliari. Përveç 7 fitoreve radhazi, Napoli ka shënuar edhe 25 gola në fillimin e këtij sezoni. Në sezonin 2013-14, Roma shënoi 10 fitore radhazi dhe 20 gola në 7 ndeshjet e para.

Edhe kuqezinjtë e tjerë, të Seria A, para se të nisë grumbullimi i Kombëtares shqiptare, kanë luajtur titullarë duke bërë edhe paraqitje pozitive. Arlind Ajeti, mbrojtësi i Crotonte, në barazimin 1-1 ndaj Spal, zhvilloi një ndeshje tjetër pozitive.

Thomas Strakosha, portier i Lazio pësoi një gol nga Sasuolo, me 11-metërsh, por skuadra  e tij fitoi thellësisht 6-1. Dopietë nga Alberto e Parolo e një gol i De Vrij e Immobile siguruan fitoren tenistike.

Ledian Memushaj e Berat Djimshiti ishin titullar në fushë për debutuesit e Benevento, ndaj Inter, ndonëse skuadra e tyre pësoi humbjen e radhës dhe mbetet ende pa asnjë pikë.

Marcelo Brozovic shënoi dy gola të shpejtë për Inter, por Daelsandrio shkurtoi shifrat në 1-2.

Kievo fitoi 2-1 ndaj Fiorentinës, ndërsa Torino mundi  2-2 Veronën.

Në ora 18:00 luhet ndeshja kryesore e javës së shtatë në Seria A, mes Milan e Romës.

Atalanta e portierit Etrit Berisha ndeshet në mbrëmje me Juventus. Kampionët në fuqi kërkojnë të mos shkëputen nga Napoli kryesues.

Seria A- 30 shtator

Udinese-Sampdoria        4-0

Genoa-Bologna                0-1

Sot

Napoli- Cagliari               3-0

Benevento-Inter             1-2

Chievo-Fiorentina           2-1

Lazio-Sausolo                   6-1

SPAL-Crotone                  1-1

Torino-Verona                 2-2

18:00 Milan -  Roma

20:45 Atalanta - Juventus

Shpërndajeni me miqtë tuaj: