Biznesmenit i grabitet kasaforta dhe dy makinat, deputeti i PD-së: Miqtë e Ramës e rrahën në janar

Biznesmenit i grabitet kasaforta dhe dy makinat, deputeti i PD-së: Miqtë e Ramës e rrahën në janar
Biznesmeni Ylli Salla ra pre e një grabitje sot herët në Elbasan. Atij iu grabitën pranë banesës  2 makina si dhe kasaforta, ndërkohë që më herët kishte rënë pre edhe e një sulmi fizik.

Sipas policisë së Elbasanit, “Më datë 23.10.2017 është marrë njoftimi nga salla operative për një vjedhje banese. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para konstatuan se në fshatin Mengel, në banesën e shtetasit Y. Salla, gjate natës, persona të paidentifikuar dyshohen të kenë vjedhur kasafortën dhe dy automjete. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorive.

Në janar të 2017-ës, Ylli Salla u rrah dhe u qëllua me levë dhe u hetua pronari i një fabrike peshku pranë biznesit të tij, pikës së karburantit, ndërkohë që deputeti i PD-së së qarkut Elbasan, Luciano Boci, ka edhe bërë edhe një denoncim publik mbi ngjarjen. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij Facebook, Boci e ka cilësuar ngjarjen dhe krimin me prapavijë politike.

Postimi i plotë i deputetit të PD-së, Luciano Boci:

Krimit në Elbasan nuk i vihet kapak floriri duke drejtuar gishtin tek prokuroria apo gjykata, por duke i mbyllur portat atij.

As duke nxjerrë në rrugë të madhe ato që përballlen përditë dhe rrezikojnë.

Ngjarja e mëngjesit të sotëm, grabitja e biznesmenit Ylli Salla, dëshmon se krimi në Elbasan është trimëruar e është bë më i fortë se kurrë dhe jo rastësisht.

Mbrojtja publike që i bën Kryeministri simboleve të krimit të organizuar dhe sulmet publike të tij ndaj drejtësisë, e frymëzojnë.

Goditet personi që pak kohë më parë u godit fizikisht nga miqtë e Edi Ramës, të cilët administrojnë fabrikën e peshkut, ndotësen më të madhe të Labinot Fushës e është në proces gjyqësor me ta.

Po policia “e re”?!!!

Rri e vështron dhe i shkel syrin krimit se Ylli është “i skeduar”.

I skeduar si i djathtë!

Kjo është lufta e vërtetë që ben ky shtet e kjo qeverisje.

Luftë ndaj biznesit e njerëzve të thjeshtë.

Ndërsa krimin e ka partner në “beteja”.

/a.m/ Foto: Biznesmeni Salla pas plagosjes në janar

Shpërndajeni me miqtë tuaj: