Bonucci me psikolog për të shpjeguar momentin e vështirë, ai i premton “rilindje” te Milan

Bonucci me psikolog për të shpjeguar momentin e vështirë, ai i premton “rilindje” te Milan
Ai u dëbua nga loja pas vetëm 25 minutave të para në barazimin e fundit 0-0 me Genoa. Mbrojtësi i Milan, Leonardo Bonucci, ka preferuar më pas heshtjen.

Por psikologu ose trajnuesi i tij mendor, Alberto Ferrarini  ka dhënë shpjegime mbi gjendjen e fundit të kapitenit të Milanit: “E kam krahasuar Bonucci me një ushtar, - thotë Ferrarini –“Fillimisht ka kaluar situatë të ngjashme me Juventus e Conte. Bonucci është një lojtar që nuk ka lindur kampion, por është bërë me punë. Dje ai mori një goditje dhe tani jam i bindur se do të ketë edhe një rilindje. Një kapitull u mbyll për një tjetër. Ai mezi pret për t’u kthyer më i fortë se më parë.”

Ferrarini përpiqet të shpjegojë se çfarë ka ndryshuar me kalimin e Bonucci nga Juventus te Milan.  Ai thotë se Milan beson se ka marrë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, ndërsa kur ishte te Juve ai ishte i fokusuar te vetja e jo tek të tjerët, siç ka ndjen tashmë më shumë përgjegjësi me ekipin  e ri.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: