Byroja lë 10 ditë jashtë Parlamentit deputetin Flamur Noka

Byroja lë 10 ditë jashtë Parlamentit deputetin Flamur Noka
Byroja e Kuvendit vendosi në mbledhjen e saj përjashtimin 10 ditë nga aktivitetet deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Mbledhja e byrosë u zhvillua me dyer trë mbyllura sot pasdite pas kërkesës së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Noka u përjashtua nga seanca e sotme për pushtim të foltores së Kuvendit, pasi kërkonte të merrte fjalën për procedurë, ndërkohë që sipas Ruçit, ishte në shkelje të rregullores./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: