Champions League/ Real ndalet nga Tottenham, City ia del me vështirësi

Champions League/ Real ndalet nga Tottenham, City ia del me vështirësi
​Real Madrid është ndalur në shtëpi nga anglezët e Tottenham në ndeshjen e grupeve të Champions Leauge.

Madrilenët barazuan ndaj Tottenham me nje autogol të mbrojtësit Varane fillimisht në minutën e 28 si dhe në minutën e 43 Ronaldo shënoi golin e barazimit nëpërmjet pikës së bardhë.

Nga ana tjetër Manchester City ia doli disi me vështirësi ndaj Napolit teksa fitoi me rezultatin 2-1 me gola të Sterling dhe Jesus dhe për italianët shënoi Diaëara nga penalltia.

Anglezët e Liverpool shpartalluan Maribor me rezultatin 0:7. Golat për Liverpoolin në këtë takim i shënuan Firmino dy, Coutinho, Salah dy, Oxlade-Chamberlain dhe Arnold.

Spartak Moscow po ashtu ka shkatëruar Sevillan 5:1, ndërsa Besiktas ka fituar në udhëtim 1:2 ndaj Monacos. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: