Chelsea dhe Roma ndahen "në paqe", Barça, PSG dhe Bayern ruajnë kreun e grupit

Chelsea dhe Roma ndahen "në paqe", Barça, PSG dhe Bayern ruajnë kreun e grupit
Barcelona arritur fitoren e rradhës 3:1 ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve.

Në Grupin D, blaugranat kanë mposhtur në Camp Nou Olympiacosin me gola të Nikolaou (autogol), Messi dhe Digne, ndërsa për mysafirët shënoi Nikolaou.

Nga ana tjetër, Juventus ka shënuar fitore të vështirë prej 2:1 ndaj Sportingut, me golat e Pjanic dhe Mandzukic, ndërsa për mysafirët shënoi Alex Sandro (autogol).

Grupin D e kryeson Barça me 9 pikë e ndjekur nga Juve me 6 pikë.

Chelsea dhe Roma janë ndarë në paqe, pas barazimit 3:3 në Satamford Bridge.

Golat për Chelsean i shënuan David Luiz dhe Hazard dy, ndërsa për Romën shënuan Kolarov dhe Dzeko dy.

Në grupin C, Chelsea mban vendin e parë me 7 pikë, e ndjekur nga Roma me 5 pikë në grupin C.

Gjithashtu Bayern Munich dhe PSG kanë vazhduar me fitore në Grupin B të Champions League, duke mundur kështu Celtic dhe Anderlechtin.

Bayern Munich mundi bindshëm 3:0 Celticut në shtëpi, me golat e Muller, Kimmich dhe Hummels.

Ndërsa PSG ka fituar 0:4 ndaj Anderlechtit me golat e Mbappe, Cavani, Neymar dhe Di Maria.

Pas këtyre ndeshjeve, PSG mban vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Bayern në vendin e dytë më 6 pikë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: