Dashuria me Christian Panucci një moment magjik, rrëfehet balerina Samanta Togni

Dashuria me Christian Panucci një moment magjik, rrëfehet balerina Samanta Togni
Pikërisht nga spektakli “Dancing with the Stars” lulëzoi romanca mes Samanta Togni dhe Christian Panucci. Konfirmimi vjen nga balerina e këtij spektakli, teksa foli për çështjen e saj të dashurisë me ish-futbollistin e Milan, Real Madrid dhe Romës, aktualisht trajner i Kombëtares Shqiptare të futbollit.

Një histori magjike mes Samanta dhe Panucci, që vazhdon larg kamerave, larg thashethemeve.

Të dy kanë lënë pas tyre, historitë e rëndësishme dhe tani, pasi u takuan dhe ranë në dashuri, janë duke e përjetuar këtë dashuri në besim të plotë mes njëri-tjetrit. Një dashuri e vërtetë, e sinqertë dhe e pjekur, e cila u dha të dyve qetësinë që ata kërkonin.

Samanta Togni, me një buzëqeshje, e ka përshkruar partnerin e saj si një person të thjeshtë, njeri i mirë që mund t’i japë asaj qetësi që, në një pikë të jetës, të gjitha gratë kanë nevojën të kenë. Samanta dhe Christian Panucci, të cilët, nga pjesëmarrja në “Dancing with the Stars”, ranë në dashuri duke mbetur shumë larg vëmendjes së publikut.

Samanta Togni ka qenë prej kohësh një nga kërcimtaret kryesore të “Dancing with the Stars”. Dashuria e saj me Christian Panucci, megjithatë, nuk lindi në udhëtimin  e “Raiuno”, por në jetën e tyre reale. Në kohën e pjesëmarrjes së saj në programin e Milly Carlucci, Panucci bëri bujë për flirtimin me atë që ishte balerina e tij, Agnese Junkure.

Dashuria e vërtetë, megjithatë, lindi mes Samanta Togni dhe Christian Panucci, ku të dy u takuan kur dia vite më parë. Ish-trajneri i kombëatres shqiptare sapo kishte nisur karrierën e trajnerit në një qytet italian, Togni. Që nga ajo ditë, të dy kanë qëndruar bashkë.

Panucci, në fakt, ka qenë i pranishëm vazhdimisht në edicionet e fundit të “Dancing ëith Stars”, shpesh ka shkuar për të gjetur një mikeshë.

Kjo dashuri i bëri të dy të lumtur dhe kush e di se çfarë kanë planifikuar, për të zgjeruar familjen.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: