Debati për pakicat, ministri Bushati replikon ndaj Vangjel Dules

Debati për pakicat, ministri Bushati replikon ndaj Vangjel Dules
Deputeti i PBDNJ, Vangjel Duke deklaroi në Parlament se ligji për pakicat e drejton vendin një hap mbrapa dhe nuk ka asnjë velrë.

 Është një ligj i cili nuk ka asnjë vlerë të shtuar. Në vitin 1995 RSH ka firmosur konventën kuadër të Këshillit të Evropës për mbrojten e minoriteteve, në 1999 është ratifikuar, është pjesë e legjislacionit tonë dhe prevalon mbi çdo ligj. Këto 20 nene të ndryshuara deri në sekondat e fundit kërkojnë që të zëvendësojnë edhe këtë dokument. Ky ligj shënon hapa prapa” tha Dule.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm Bushati reagoi duke akuzuar Dulen se nuk ka lexuar konventën.

Bushati tha se ky ligj nuk i diskriminon pakicat por fotografon realitetin sipas ministrit.

"Ligji fotografon realitetin dhe praktikën e akumuluar, Ju nuk e keni lexuar as konventën. Vetë konventa ka dy koncepte, subjektiv dhe obejtkiv. Këtu secili prej nesh mund të deklarojë një origjinë të caktuar sipas dëshirë.

Ne kemi pasur një problem në komitetin e pakicave. Nuk përfaqëson mozaikun e minoriteteve.  Minoritetet në Shqipëri nuk kanë të njëjtin trajtim të barabarë. Amendamentet tuaja e kufizojnë. Ndërkohë kushtetuta shqiptare ka parimin e mos diskriminimit.

Komunikimi dhe dokumentacioni zyrtar në gjuhën e minoritetet, krahas gjuhës zyrtare shqiptare. Konventa nuk ka një indikacion të qartë për këtë cështje. Ky është një tjetër risi e këtij ligji.

Në rast se do ishte keq e thjeshtë vendet e fqinjëve tanë do të kishin aderuar në këtë konventë dhe do ta kishin bërë këtë gjë shumë kohë para nesh" tha Bushati. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: