Del në treg kartëmonedha e re 500-lekëshe, elementët e sigurisë që ndryshojnë

Del në treg kartëmonedha e re 500-lekëshe, elementët e sigurisë që ndryshojnë
Banka e Shqipërisë, njoftoi se, duke filluar nga data 10 nëntor 2017, do të hidhet në qarkullim kartëmonedha shqiptare me vlerë nominale 500 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015.

Kartëmonedha e re, me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2015, ka të njëjtën përbërje, pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2007.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë “2015”, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “SHQIPËRISË” dhe “PESËQIND LEKË”.

Kartmonedha e re, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje. /m.j/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: