Deputetët për drekë, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Deputetët për drekë, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Është ndërprerë, për të rifilluar pas një pushimi 60 minutësh, mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores në Kuvend.

Arsyeja e pushimit është fakti se deputetët duhet të shkojnë të konsumojnë vaktin e drekës.

Deri tani nuk është marrë ende një vendim për imunitetin e deputetit Saimir Tahiri, ndërsa ka pasur replika dhe kundërvënie.

Mbledhja vazhdoi me dyer të mbyllura ku u diskutua rreth provave të paraqitura nga prokuroria./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: