Dhuna mbi gratë është një tregim i shkruar keq

Dhuna mbi gratë është një tregim i shkruar keq
nga Brunella Gasperini

Në botë, për miliona gra, vajza dhe fëmijë, dhuna është pjesë e jetës së përditshme. Nën formën e stalking, keqtrajtimeve, abuzimeve seksuale, praktikave kulturore të veçanta si gjymtimi gjenital, abortet e detyrueshme, martesat e parakohshme. Ose edhe siç ndodh në Kinë dhe Indi, me vrasjen selektive të bebeve të sapolindura femra.

U diskutua gjatë në Turqi një projekt-ligj që depenalizonte përdhunimin e të miturave, nëse agresori është i gatshëm të martohet me to. Fatmirësisht ky propozim ligjor u tërhoq. Por është e rëndësishme të përmendet sepse bëhet fjalë për një vend vetëm dy orë larg Italisë, me avion. Sepse nuk duhet shkuar shumë larg për të gjetur tmerre si këto. Vrasja dhe agresioni i një femre, sepse është femër, nga dora e një burri, sepse është burrë, janë realitete që janë shumë më të afërta.

Në kulturën perëndimore, edhe pse ka një emancipim të dukshëm të femrës, nuk janë rinovuar paragjykimet e përgjithshme, sepse është akoma ideja e femrës e lidhur me pronën dhe pronësinë, si një objekt kënaqësie. Të fshehura, por shpesh jo edhe aq, ka sjellje që e banalizojnë dhe, në mënyrë paradoksale, e mbështesin, dhunën kundër grave.

Në mënyrën se si historia tregohet, p.sh. Sepse, kur tregohen faktet, kanë shumë rëndësi dhe fjalët e përdorura. P.sh “Maria ishte viktimë e dhunës” është ndryshe nga “Maria u përdhunua nga Giovanni” ose “Giovanni përdhunoi Marien”.

Kur flitet për “gra-vrasje”, një term tashmë i përhershëm në gjuhën e gazetarisë, janë identitetet femërore ato që nënvizohen dhe humbasin nga fokusi ato të dhunuesit. Nga mijëra lajme mbi dhunën kundër grave dhe vajzave, fokusi largohet nga dhunuesi, që shpesh, as me emër e mbajmë mend, dhe lajmet përqendrohen tek e dhunuara. Kush janë këta meshkuj, ku janë tani, sa janë dënuar? Vëmendja largohet shpejt prej tyre.

Është pra një tendencë që të ngrihet një heshtje e dëmshme mbi përgjegjësit, që nuk ndihmon që të shikohen gjërat siç janë dhe nuk lejon që të goditet fenomeni që në rrënjë. Pra, nuk duhet folur ose shkruar mbi “gra-vrasje” por mbi “burra që vrasin gra” në mënyrë që vëmendja të mbetet tek fajtorët. Kjo, jo për të nxitur luftën mes sekseve, por për të përfshirë të gjithë në luftën ndaj këtij fenomeni, për të kuptuar mekanizmat psikologjikë, socialë e kulturorë që janë në bazë të tij.

Është një mision që duhet t’u interesojë pikërisht burrave. Sepse është e vërtetë që dhuna fizike dhe seksuale sheh si protagonistë më shumë burrat si autorë, dhe kjo është provuar me shumë studime nga e gjithë bota, por mashkull nuk do të thotë i dhunshëm dhe vrasës. Por duhet të pranohet se, sipas studimeve, ndodh që:

E justifikojnë dhunën më shumë dhe e quajnë si një ushtrim i ligjshëm pushteti.

E falin dhunën duke e konsideruar një instinkt ose shpërthim nga xhelozia, e duke e parë këtë të fundit si dobësi.

E fshehin dhunën duke folur vetëm për barbaritë e famshme ose e lidhin atë vetëm me meshkuj që vijnë nga fëmijëri të vështira e familje problematike.

E banalizojnë dhunën duke e quajtur edhe të mundshme atë brenda një çifti, si gjëra që ndodhin, ndonjëherë.

E minimizojnë dhunën duke u shprehur se ndodh vetëm në raste të izoluara dhe se femrat shpikin histori përdhunimi të paqena.

Spostojnë fajin tek e dhunuara.

Provojnë solidaritet me agresorin, në shumë studime të fundit meshkujt kanë tendencën të jenë solidarë, më shumë se femrat, ndaj burrave të dhunshëm.

*përkthyer nga www.psicologia24.it

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: