Dietë për kujtesë të fortë

Dietë për kujtesë të fortë
Mëngjesi: në mëngjes hani drithëra, duke shtuar fruta dhe qumësht me pak yndyrë. Paradreka  mundet të jetë një banane. Për pasditen konsumoni kos ose dhallë.

E hënë:

Dreka: sallatë jeshile, fileto gjeldeti dhe ananas ( 250 gramë), lakër jeshile (80 gramë), djathë të freskët lope, çaj të zi me limon.

Darka: bukë të thekur (150 gramë), sallatë jeshile(100 g), 1 grusht arra indiane, pa kripë, çaj hithrash.

E martë:

Dreka: pulë në furrë (100 gramë), bizele me oriz (120 gramë), ëmbëlsirë me kos, çaj jeshil

Darka: perime në avull (100 gramë), djathë i stazhionuar  (70 gramë), bukë integrale me susam dhe fara luledielli (80 gramë), çaj hithrash.

E mërkurë:  

Dreka: supë e përzier me alga dhe tofu (150 gramë), brokoli të zier (100 gramë), 1 fetë bukë misri.

Darka: peshk të pjekur në furrë (100 gramë), lakër me patate (150 gramë), 1 gotë verë e kuqe.

E enjte:

Dreka: tranguj me kos (150 gramë), kërpudha në skarë (100 gramë), frappe me banane.

Darka: troftë në skarë (150 gramë), lakër e zier (80 gramë), bukë elbi (80 gramë).

E premte:

Dreka: peshk me patate të ziera (150 gramë), sallatë me karota dhe selino (100 gramë), gështenja.

Darka: proshutë e zier gjeldeti (80 gramë), djathë lope (100 gramë), shparguj të zier (80 gramë), çaj mente.

E shtunë:

Dreka: supë me gjoks pule (100 gramë), çikore e zier me pulë të zier (100 gramë), 1 grusht arra braziliane, 1 fetë tortë me çokollatë.

Darka: supë me perime (100 gramë), oriz integral (50 gramë), çaj jeshil.

E diel:

Dreka: musaka me kungulleshka (150 gramë), pulë e zier (100 gramë), puding me çokollatë, çaj jeshil.

Darka: djathë mozzarella (100 gramë), sallatë me tranguj dhe domate (150 gramë), 1 fetë bukë elbi (80 gramë), 1 gotë verë e kuqe.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: