Duka i kënaqur nga kombëtarja, Panuçi "kalon klasën"

Duka i kënaqur nga kombëtarja, Panuçi "kalon klasën"
Presidenti i FShF-së Armand Duka është shprehur i kënaqur me rezultatin e kombëtares, ndërsa ka vlerësuar punën e trajnerit Panuçi në ndeshjet e tij të “provës”.

Në një takim me mediat kreu i FShF-së tha se ndeshjet e fundit të eliminatoreve mund të mbylleshin më mirë nga pikëpamja e rezultatit.

“Në total në këtë edicion, përkufizimin duhet ta japin më mirë ata që mbështesin ekipin kombëtar, por në total do ta konsideroja një edicion pozitiv. Kemi zhvilluar 10 ndeshje, kemi arritur vendin e tretë në klasifikim, më të mirin e Shqipërisë.

Në tërësi gabimet nuk kanë qenë të mëdha. Ka qenë një paraqitje e mirë, ndoshta një lojë jo e mirë por futbolli është cinik. Duhet të shohim në lojën e dhuruar,rezultatin dhe në total është një punë e kënaqshme. Fatkeqësi e Panuçit dhe e stafit të tij që kishte dy kundërshtarë shumë të fortë dhe pse ndoshta e meritonim një pikë me Italinë”, deklaroi Duka./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: