E fejuara e Chrisitina Panucci-t, Samanta Togni me Italinë apo me Shqipërinë më 9 tetor?

E fejuara e Chrisitina Panucci-t, Samanta Togni me Italinë apo me Shqipërinë më 9 tetor?
Ajo ishte në “Elbasan Arena”, në debutimin e Christian Panucci-t ndaj Lihtenshtejnit 2-0. Me siguri, do të jetë edhe në “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 9 tetor, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018”, Shqipëri-Itali. Samanta Togni me siguri do të jetë tifoze e Shqipërisë, pasi Panucci, - i cili mbërriti dje në Tiranë, - do të kërkojë të sfidojë ish-kombëtaren e tij, për të shënuar ndoshta rezultatin më të mirë si trajner, në këto kualifikuese.  Nga spektakli i “Dancing with the Stars” lulëzoi romanca mes Samanta Togni dhe trajnerit kuqezi, Christian Panucci-t. Konfirmimi vjen nga balerina e këtij spektakli, teksa foli për mediat italiane, rreth çështjes së saj të dashurisë me ish-futbollistin e Milan, Real Madrid dhe Romës.

Një histori dashurie magjike me Panucci-n, që vazhdon të funksionojë larg kamerave, larg thashethemeve, - u shpreh balerina italiane.

Samanta Togni, - e gjatë 1.69 cm, peshon 50 kg, - është një balerinë e njohur italiane. Ajo ka lindur në Terni, më 21 prill 1981. Vazhdon të shfaqet në ekranet italiane me spektaklin “Dancing with the Stars”, angazhuar nga viti 2009, si balerinë profesioniste. Bijë e dy prindërve artistë, Sandro Togni e Loredana Camilli, të dy valltarë. Në moshën trembëdhjetëvjeçare, Samanta arrin në finalen e Festivalit të valleve, në Blackpool. Më pas shkon në Miami, ku u takua me Maksmi Chmercovsky me të cilin fitoi çmimin e lakmuar “USA Dance”. Kurse në vitin 2016, ajo fitoi edicionin e njëmbëdhjetë të “Dancing with the Stars”, në duet me aktorin Lago García.

Në muajin mars të vitit 2017, në web përhapet lajmi i një romance të dyshuar mes saj dhe aktorit  Antonio Palmese. Por  lajmi u mohua menjëherë nga Samanta, e cila në llogarinë e saj të rrjeteve sociale, ka postuar një foto nën shoqërinë e të fejuarit të saj, Christian Panucci-t. Në moshën 20- vjeçare, megjithatë, ajo ishte martuar me Mirko-n, babain e djalit të saj, Edoardo, i cili tani është 15 vjeç. Pas ndarjes, Samanta pati marrëdhënie të tjera. Ajo ishte e fejuar edhe me Daniele Mai për tre vjet, si dhe me ish-lojtar Stefano Bettarini, të cilin e pati edhe partner në edicionin e pestë të “Dancing with me”, si dhe me shkrimtarin e producentin Nicola.

Tani në jetën e saj ekziston vetëm një, Panucci. Të dy u takuan në “Dancing with me”, por dashuria e tyre “u ndez” në një kohë kur trajneri aktual kuqezi ishte “timonieri” i Ternana.

Samanta nuk është vetëm balerinë. Në fakt, në vitin 2016 ajo bëri debutimin si prezantuese televizive, së bashku me Flavio Montrucchio, në festivalin e “Castrocaro”. Në renditjen e 10 prerjeve më të kërkuara të flokëve nga italianët ishte edhe stili i flokëve të Samanta-s. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: