E pazakontë/Ariu i murrmë kapet nga laku, mjekohet dhe fiton sërish lirinë në Librazhd! Foto

E pazakontë/Ariu i murrmë kapet nga laku, mjekohet dhe fiton sërish lirinë në Librazhd! Foto
Ka ndodhur në një zonë të Librazhdit, një ngjarje krejt e pazakontë.

Një ari i murrmë, që rritet në zonat tona është konsideruar në botë si specie në zhdukje, prandaj edhe mbrohet me ligj.

Pikërisht një ari i tillë ka rënë në një lak që kishin vendosur banorët e zonës, për të kapur kafshë të tjera të egra.

Ariu kishte disa ditë që kishte rënë në lak dhe ishte dëmtuar. Banorët e zonës kanë lajmëruar autoritetet. Ata kanë mbërritur në Polis Vale duke mundësuar që jo vetëm të lirohet nga laku, por edhe të mjekohet dhe më kryesorja, të jetojë sërish në liri të plotë, ariu i murrmë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: