E pret Partizani i Beogradit, Skënderbeu bën detyrën ndaj Lushnjës

E pret Partizani i Beogradit, Skënderbeu bën detyrën ndaj Lushnjës
Skënderbeu fitoi me Lushnjën me rezultatin 4-1 në stadiumin Korçë, duke u shkëputur 6 pikë nga vendi i dytë, Kukësi.

Të enjten ekipi korçar do të luajë edhe më i qetë ndaj Partizanit të Beogradit, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League. Në dy ndeshjet e kaluar në Europa Skënderbeu ka marrë një barazim me Yong Boys dhe ka pësuar një humbje me Dinamo Moskë.

Dy golat e Takut në pjesën e parë dhe  Soëe e Xhejms në pjesën e dytë ishin autorët e 4 golave për Skënderbeun. Golin e vetëm për skuadrën e Artan Banos e shënoi Sefa në pjesën e parë.

Lushnja mbeti në vend të fundit me 2 pikë.

Nesër luhen katër ndeshjet e tjera të javës së gjashtë të kampionatit.

Kategoria Superiore

Java e 6-të/ Sot   

Skënderbeu – Lushnja 4-1

Nesër  

14:00 Kukësi -  Teuta

14:00 Kamza - Vllaznia

14:00 Laçi - Flamurtari

17:00 Partizani- Luftëtari

Shpërndajeni me miqtë tuaj: