“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Edi Rama i telefonon Macronit: Ma jep qenin tënd, që të përmjerë në zyrën time...!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Edi Rama i telefonon Macronit: Ma jep qenin tënd, që të përmjerë në zyrën time...!
Satirë

Antena Jashtë Familjes" sot po sjell bashkëllafosjen e bërë midis Kryeministrit të vendit tonë, shokut Edi Rama, me Presidentin e Francës, Emanuel Makron. Po e sjellim atë për ju, pa ndryshime, ashtu siç e regjistroi gjatë përgjimit, një çupë këtu në redaksi.

Edi Rama: Alo! Me zotin Makron flas?

Presidenti i Francës: Ui, ui me mua! Kush jeni ju?

Edi Rama: Unë jam Edi Rama, o tyç! Kryeministri i Shqipërisë. Më fal, harrova që nuk po flas me ministrat e mi! Jam bërë lëmsh me këto ngjarjet e fundit... Po ju kush jeni?

Emanuel Makron: Unë jam zoti Makron, Presidenti i Francës.

Edi Rama: Nuk besoj se jeni z.Makron. Po të ishit ai, do lehnit...

Emanuel Makron: Më falni, por mos më ofendoni! Mos përfitoni nga mirësjellja franceze...!

Edi Rama: Desha të thosha që, po të ishit z.Makron, do lehte qeni që mbani përherë me vete. Jam bërë lëmsh kohët e fundit, siç edhe ju thashë. Si e keni mamin? Alamet mami keni, për hir të faktit, pavarësisht pak moshës së saj.

Emanuel Makron: Mersi boku, shumë faleminderit nga ana juaj për mirësjelljen! Duket që keni marrë nga kultura franceze, kur keni jetuar këtu. Pavarësisht se nuk ma keni parë ndonjëherë mamin tim...

Edi Rama: Ça thua o pa...! Unë e shikoj pothuajse përditë. Që kur isha kryetar bashkie vendosa që kanali TV 5 francez të shihej pa pagesë në Tiranë. Akoma i shikoj lajmet tuaja. Ta shikoj përditë mamin. Alamet mami keni, për hir të së vërtetës.

Emanuel Makron: Oh, përsëri mersi! Do ja them mamit këtë gjë, sapo të kthehet se ka dalë me gruan time, të shëtisë qenin.

Edi Rama: O Makrono, kur të thashë "alamet mami", të thashë për gruan, jo për mamanë tënd. Ne shqiptarët, fjalën "mami" e përdorim si shprehje për gratë më të mëdha në moshë, sesa burrat. Më ka mbetur nga koha kur isha emigrant në Francë. Shumë shqiptarë u martuan me ndonjë "mami" aty. Më kupton Makrono?

Emanuel Makron: Ui, ui ju kuptoj Edi!

Edi Rama: Qenin si e ke? Mora vesh që dhjeu gjatë mbledhjes së qeverisë. Mirë bëri, i lumtë!

Emanuel Makron: Qeni, mirë. Siç të thashë, doli me mamin dhe me atë që ju e quani "mami".

Edi Rama: Kur kthehet? Do vonohet gjatë?

Emanuel Makron: Nuk besoj se vonohet. Përse pyesni?

Edi Rama: Desha të ma jepje mua atë qen, ndaj të telefonova.

Emanuel Makron: Nuk mundem. Nuk mund të ndahem dot prej tij. Pastaj edhe po desha unë, nuk e di a do dojë t'ua u japë ajo, që ju e quani "mami". Ajo vendos në këtë shtëpi.

Edi Rama: Jua blej, sa të doni. Dërgoj njërin që e kam të besuar, po deshe, të sjellë sa valixhe të duash me para.

Emanuel Makron: Këtu po ma prishni pak mendjen. Te paratë. Me këtë krizë, s'më del rroga...

Edi Rama: Do mbetesh fukara, por ma jep mua po të them! Nuk e dua ta mbaj për fare. Të betohem! Diskutoje dhe me qenin dhe ma dërgo "mamin"!

Emanuel Makron: Çfarë thoni, zoti Rama?! Më falni, por mos më ofendoni!

Edi Rama: Diskutoje edhe me "mamin" dhe ma dërgo qenin, desha të thosha.

Emanuel Makron: Përse e doni me kaq ngulm qenin, zoti Rama?

Edi Rama: Si përse?! Po ju nuk keni një qen, por një thesar, or Makron. Do thuash ti, që po i rris vlerën shumë qenit tuaj, e do më duhet të paguaj më shumë. As më plas fare, kam menduar për këtë ditë unë. Paraja s'është problem, në të tilla situata. Do t’ju vijnë ata të FBI-së, dëgjova.

Emanuel Makron: Do vijnë këtu në Francë? Po mirë se të vijnë!

Edi Rama: Desha të thosha, që do na vijnë neve këtu në Tiranë. Do sjellin me vete edhe nga ato "karriget e të vërtetës". I ke parasysh? Janë ato karriget që kur gënjen, të gjejnë nëse ulesh, apo jo. Desha të thosha: që kur ulesh në to, të gjejnë nëse gënjen, apo jo.

Emanuel Makron: Qetësohuni z.Rama! Po gaboni shumë. Çfarë ka ndodhur me ju këto ditë?

Edi Rama: Më dërgoni qenin, në do që të qetësohem. Te ai qen varet e ardhmja ime politike.

Emanuel Makron: Te qeni im? Nëse është kështu, po ja u dërgoj. Po si varet, nga ky qen? Ç'do t'i bëjë ai, "karriges të së vërtetës"? Ai nuk ka as dhëmbë të mprehtë që ta shqyejë.

Edi Rama: Asaj karrigeje ja "bën dermanin" Gjiknuri, mos u merakos. Sa ta vënë në prizë ata amerikanët atë karrige, do marrë flakë. Kështu më tha Damiani. Do dërgojë rrymë elektrike më të madhe sesa duhet, e karrigia kështu do digjet. Ma premtoi Damiani këtë gjë. Le që ai është vetë i interesuar që të digjet, se ndryshe "digjet" vetë.

Emanuel Makron: Qenin nuk mora vesh përse e doni, z.Rama. A mund të ma thoni, se më duhet të largohem.

Edi Rama: Meqë flitet se do vijnë amerikanët që të bëjnë "vetingun" edhe të neve, politikanëve, mendova që ta marr ta mbaj në zyrë. Kur të vijnë ata hetuesit amerikanë në zyrën time, unë e di që "do mbush poturet" nga frika. Duke patur qenin në zyrë, ata do kujtojnë se mban erë, nga e përmjera e qenit tënd. Kuptove Makrono?

Emanuel Makron: Ui, ui! Kuptova disi z.Rama.

Edi Rama: Po hodhën shumë lekë, e të më paguajnë, qenin do ja jap edhe Metës dhe Bashës. Dhe jo vetëm atyre. Edhe ata "do dhjesin nga frika", kështu që do më paguajnë për ta patur qenin tënd.

Emanuel Makron: Po ta dërgoj ta kesh ca kohë. Po pse qenin tim . S'keni qenë aty?

Edi Rama: Këtu janë qentë rrugëve, por qenit tënd i ka dalë nami i mirë që dhjet në zyrë, ndaj. Të qentë e tjerë s'kam besim se dhjesin në zyrë.

Emanuel Makron: Mirë, vetëm kujdes, mos i ndodh gjë. Mos del jashtë më rrugë, dhe e keqtrajtojnë.

Edi Rama: Mos u merakos! Nuk ja mban njeriu të keqtrajtojë qentë. Ndaj edhe ramë dakord me Saimirin që ai të kërkojë ashpërsimin e ligjit për ata që sillen keq ndaj qenve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: