Eli Fara nuk njeh moshë

Eli Fara nuk njeh moshë
Këngëtarja e mirënjohur, Eli Fara, përveç talentit në këngë, është dhe një nga ikonat e bukurisë shqiptare. Ajo, së fundmi, është mjaft e angazhuar me koncerte jashtë Shqipërisë, deri në SHBA-në e largët. Por ajo është dhe një njohëse shumë e mirë e rrjeteve sociale, përmes të cilave mban të ngulitur pas ekranit, fansat e saj. Në këtë foto të publikuar prej saj, Eli rrezaton bukuri perfekte, vështirë të krahasueshme me një portret tjetër. Ajo që dallohet është dhe zgjedhja e aksesorëve të veçantë, vëthëve në stil etnik, në ngjyrë të verdhë, të cilat shoqërojnë bukur fustanin blu. Eli i ka shpallur luftë viteve që ikin dhe vazhdon të mbetet një nga fytyrat më të bukura të showbiz-it shqiptar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: