FIFA Awards, ja çmimet e tjera që u ndanë gjatë ceremonisë së vitit

FIFA Awards, ja çmimet e tjera që u ndanë gjatë ceremonisë së vitit
FIFA organizoj sot në mbrëmje ceremoninë gala ku u shpërndanë mjaft çmime.

Vëmendja më e madhe ju kushtua çmimit të lojtarit më të mirë të vitit, i cili u fitua për të dytin vit nga Cristiano Ronaldo i cili la pas Messin e Neymar.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes u shpërndanë një sërë çmimesh të tjera.

Si futbollistja më e mirë për vitin 2017 u shpall Lieke Martens e cila luan për ekipin e Barcelonës dhe kombëtaren e Hollandës.

Martens, ka lënë prapa Deyna Castellanos dhe Carli Lloyd për të fituar çmimin si “Lojtarja më e mirë për vitin 2017”.

Një çmim special ishte ai i Tifozëve më të mirë të vitit 2017 i cili u “rrëmbye” nga fansat e Celtic.

Tifozët e Celtic u shpallën si më të mirët për vitin 2017 para atyre të FC Copenhagen dhe Borussia Dortmund

Ndërkohë legjenda e Juventus dhe Italisë, Buffon u zgjodh nga FIFA si portieri më i mirë për vitin 2017.

Gianluigi Buffon, ka lënë prapa Keylor Navasin dhe Manuel Neuer për ta fituar çmimin “Portieri i vitit 2017” nga FIFA.

“Kishim një sezon fantastik por jo mjaftueshëm për të fituar në Evropë. Shpresoj këtë vit mund të luajmë më mirë sepse dua ta përfundojë karrierën me një titull të rëndësishëm. Ky çmim vjen falë shokëve, trajnerit e të gjithëve, faleminderit”, tha Buffon pasi fitoi çmimin.

Ashtu siç pritej Zidane është zgjedhur nga FIFA trajneri më i mirë për vitin 2017.

Trajneri francez i Real Madridit, kaloj një sezon fantastik me skuadrën e tij duke fituar Champion League për të dytin vit radhazi dhe La Ligën spanjolle.

“Faleminderit Real Madridit që më mundësoi të stërvit lojtarë të mëdhenjë si Cristiano, Luka, Toni, Sergio dhe të tjerët. Faleminderit të gjithë lojtarëve të mi që më mundësuan të jem këtu dhe të fitoj këtë çmim. Pa skuadrën asgjë nuk do të ishte e mundur. Falënderoj dhe kolegët e mi Allegri dhe Conte, që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme” u shpreh Zidane.

Ndërkohë çmimin për golin më të bukur të vitit e mori Oliver Giroud i Arsenal pas një finalizimi fantastik të bërë në ndeshjen ndaj Crystal Palace./f.ç/

Foto: Google

https://youtu.be/wGOhxt5Ksc0?t=2

Shpërndajeni me miqtë tuaj: