FIFA shpall Cristiano Ronaldon fitues të çmimit "Lojtari më i mirë i vitit"

FIFA shpall Cristiano Ronaldon fitues të çmimit "Lojtari më i mirë i vitit"
Ashtu siç pritej, Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin “The Best” nga FIFA.

Ylli i Real Madridit, CR7, ka triumfuar mbi Lionel Messi e Neymarin për ta fituar çmimin “Lojtari më i mirë i Vitit” nga FIFA.

Kujtojmë që Ronaldo ishte pretendenti kryesor i çmimit “The Best” pasi në vitin 2017 duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës, ndërsa u shpall golashënuesi më i mirë në Champions me 12 gola

Gjithashtu portugezi u bë futbollisti i parë në histori që arrin të shënojë 100 gola në Ligën e Kampionëve, teksa tani numëron gjithsej 110 finalizime.

Ronaldo fiton çmimin “The Best” për të dytin vit radhazi  nga FIFA ndërkohë që France Footbal dhuron tashmë vetëm çmimin “Topi i Artë”. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: