Fytyrë të yndyrshme? Jo më, ja zgjidhja...

Fytyrë të yndyrshme? Jo më, ja zgjidhja...
Situatat stresuese, mbingarkesa në punë, mungesa e gjumit dhe faktorët e tjerë të ambientit ndikojnë në lëkurën e fytyrës duke e dëmtuar dhe shkaktuar rrudha të parakohshme, akne dhe njolla të ndryshme.

Maska me bazë kastravecin është idealja në pastrimin dhe rikthimin e shkëlqimit e lëkurës, duke hequr dhe qeset e zeza që krijohen poshtë syve nga lodhja e ditës.

Përbërësit për maskën: ½ kastravec,2 gjethe mente, të bardhën e vezës dhe një lugë çaji lëng limoni.

Hidhni në mikser të gjithë përbërësit, pasi është krijuar një masë ku të gjithë përbërësit janë lidhur me njëri-tjetrin duke krijuar një formulë fantastike për rezultat të shkëlqyer.

Pastroni fytyrën me ujë të vakët, më pas aplikoni maskën dhe lëreni të veprojë për 20 minuta, dhe në fund pastrojeni sërish me ujë të vakët.

Rezultati? Një fytyrë plot jetë dhe lëkurë e shëndetshme. /m.j/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: