Gjendet 5 kg kanabin në mes të rrugës në Korçë

Gjendet 5 kg kanabin në mes të rrugës në Korçë
Një sasi prej rreth 5 kg kanabis është gjetur e hedhur poshtë një ure në qytetin e Korçës.

Lënda narkotike ishte hedhur në rrugën për në malin e Moravës si dhe bëhet me dije se ka qenë e ekspozuar në anë të rrugës për orë të tëra.

Dyshimet e para janë se droga është hedhur nga personat që e posedonin pasi ishte e prishur, ndërkohë që ende nuk ka asnjë pistë konkrete që do të çonte policinë tek personat qe e kanë lënë atje.

Sipas grupit hetimor, do të jenë rezultatet laboratorike dhe ekzaminimet përkatëse ato që do të zbulojnë pse lënda narkotike është hedhur nga personat që e dispononin atë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: