Grezda, Durmishaj e Ajeti, gola dhe emocione kuqezi në Europë!

Grezda, Durmishaj e Ajeti, gola dhe emocione kuqezi në Europë!
Eros Grezda shënon një super gol për skuadrën e Osijek të Kroacisë, në përballje me ekipin më të mirë të këtij vendi, Dinamo Zagreb.

Lojtari i kombëtares shqiptare shfrytëzoi mjaft mirë një kros të gjatë në 17’, duke e stopuar bukur brenda zonës topin e me të majtën shënoi në portë kundërshtare. Edhe pse në 4’ të kohës shtesë vendasit arrijnë të barazojnë me anë të kilianit Angelo Henrikez. Osijek i Grezdës ndodhet në vendin e tretë, me këtë barazim.

Durmishaj-Panionios

Firoin Durmishajt, lojtar i kombëtares U-21 të Shqipërisë, shënoi ndaj Olimpiakos në Greqi, ndonëse kampionët në fuqi arritën të fitonin në fund me rezultatin 4-3. Durmishaj u aktivizua në 84’, dhe vetëm 3 minuta pasi hyri në fushë barazoi shifrat në 3-3. Por Olimpiakos arriti të fitojë duke shënuar golin e 4-ët me penallti me anë të Fortunis, duke marrë tre pikë në transfertë.

 Ajeti-Basel

Albian Ajeti, vëllai i mbrojtësit Arlind Ajeti, i cili kërkohet nga kuqezinjtë e Panucci,  tregoi formën e shkëlqyer edhe këtë javë duke shënuar për Bazel. Në 39’ ai realizoi kundër Lugano, duke hapur serinë e golave e të fitores së skuadrës së tij, 4-0 në transfertë. Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit aktivizohet me ekipet zvicerane, por nuk ka zgjedhur ende përfaqësuesen A.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: