Harry Kane: Shembulli im gjatë kohës që u rrita është sulmuesi i Real Madid-it

Harry Kane: Shembulli im gjatë kohës që u rrita është sulmuesi i Real Madid-it
Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane deklaroi se idhulli i tij që në fëmijëri ka qenë Cristiano Ronaldo.

Harry Kane është i kënaqur me lëvdata që ka marrë nga trajneri Zinedine Zidane i cili së fundmi thuhet se e kërkon anglezin tek Real Madrid.

Kane tregoi se kishte ndërruar fanellën me Ronaldon, për të cilin tha se ka qenë shembull i tij.

“Ronaldo? I kërkova fanellën në fund të ndeshjes. Ai ka qenë shembulli im gjatë kohës që jam rritur”, tha Kane për Mirror.

Sipas mediave të huaja, Real-i ka përgatitut një ofertë 200 milionë euro për Kane verën e ardhshme. /f.ç/

Foto: Google

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: